Viti

Mufail Halabaku rizgjidhet kryetar i nëndegës së LDK-së në Pozharan

 

Në vazhdën e procesit të mbajtjes së zgjedhjeve partiake që është duke zhvilluar LDK-ja në Viti, sonte në Pozharan është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nëndegës së LDK-së në lokalitetin më të madh të kësaj komune në Pozharan.

 

Në punimet e këtij kuvendi ishte prezent edhe nënkryetari i Degës së LDK-së Naim Pira. Kështu kuvendi rizgjodhi edhe për një mandate kryetarin e kësaj nëndegë Mufail Halabakun.

 

Sipas burimeve tona kjo ishte edhe nëndega e fundit që mbajti kuvendin e saj zgjedhor e pritet që kuvendi zgjedhor i LDK-së të Vitis të mbahet gjatë kësaj jave.

                                                                   Aziz Zuka

You Might Also Like