5 qershor 2021 – Në Ditën botërore të ambientit, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se nga sot e deri më 25 qershor do të realizohen dhjetëra projekte ambientale, transmeton kumtesa komunale.
Haziri ka thënë se brenda dy javësh do të punohet në pastrim, rregullim e ndriçim, përfshirë oborrin e Spitalit të Përgjithshëm, oborrin e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publike, parkun pas palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”, pastaj disa kënge të gjelbra.
Kryetari Haziri, si njofton komunikata e Zyrës për Informim e kësaj Komune, ka deklaruar se këto projekte do të realizohen bashkërisht me Këshillat e fshatrave e lagjeve dhe operatorët ekonomikë.