Gjilan

Haziri: Pas 550- vjetëve, motivi, lufta dhe kyengritja jonë ka qenë e lidhur me Skënderbeun

 

Gjilan, 26 nëntor 2018 –  Me orën letrare dhe me këngë të interpretuar nga artistët gjilanas, ka nisur sot shënimi i Vitit Mbarkombëtar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në 550 – vjetorin vdekjes së heroit të shqiptarëve dhe festës së Flamurit.

 

Kryetari Lutfi Haziri, nën përkujdesjen e të cilit po mbahen këto aktivitete, tha se pas 550 vjetëve, motivi, lufta dhe kyengritja jonë ka qenë e lidhur me Skënderbeun

 

“Jo vetëm i vlerësuar nga qarqet perëndimore si mborjtës i madh i vlera europerëndimore dhe të krishterizmit në këhën e tij, por Skënderbeu inspiroi dhe motivoi që edhe pas 550 viteve të kenë një komb me dy shtete duke qenë faktor. Pas 550 vjetëve, motivi, lufta dhe kyengritja e jonë në dekada dhe histori ka qenë e lidhur me Skënderbeun. Dhjetërat aktivitetet kulturore që do ti organizojmë për tri ditë me radhë janë pak për ta respektuar kontributin e gjeneratave dhe kryengritësve”, ka thënë Haziri.

 

Më pas janë lexuar poezi nga aktori Avni Shkodra, “Profili i Skëndërbeut” e “Ushton gryka e Kaçanikut”, kumtesë nga Kushtrim Jakupi “Skëndërbeu në këngë”, për të vazhduar me këngët “O vendi im” dhe “ Arbëreshët” interpretuar nga Elona Sadiku dhe Besa Krasniqi “Moj  e bukur Arbëri”.

Ndërsa, në ora 16:00 në bibliotekën e qytetit bëhet përurimi i librit për Idriz Seferit “Një jetë për Shqipëri”. ​

You Might Also Like