Gjilan

Haziri: Prej epitetit qytet i paqes dhe i respektit, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë

Brenda dy ditësh Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e sotme e trefishtë me një të plagosur, sipas raportimeve, duhet të jetë alarm për të gjithë.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i dënon këto akte dhe kërkon nga organet kompetente zbardhjen e këtyre rasteve deri në fund.

Është e dhimbshme që prej epitetit qytet i paqes e i respektit dhe qytetit pa asnjë vrasje, në vitet e fundit Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme.

I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të personave të vrarë sot, ndërsa përsonit të plagosur i urojmë shërim të shpejt!

Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së

You Might Also Like