Gjilan

Dëme nga stuhia në Gjilan

Pasditën e sotme Gjilani është përfshirë nga reshjet e shiut.

Sot gjatë ditës, nga erërat e forta që e goditën vendin, dëme në njerëz nuk pati, por ato materiale nuk munguan në qytetin e Gjilanit shkruan Radio Star.

Këto reshje të cilat janë përcjellë me një stuhi kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Në lagjen Dardania në Gjilan, është rrëzuar çatia e një objekti, banorët kanë treguar se nuk ka pasur lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Radio Star ka siguruar disa fotografi ku shihen dëmet materiale të shkaktuar nga stuhia e madhe.

You Might Also Like