Gjilan

Haziri uron Fitër Bajramin: Në Gjilan kemi vendosur standardin e barazisë për të gjithë

Gjilan, 3 qershor 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Aliun dhe të gjithë qytetarët e besimit islam të Gjilanit. Në urim thuhet:

“Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, më lejoni të uroj Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, e cila vije pas një sakrifice njëmujore me agjërim për Zotin.

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi edhe më afër Zotit.

Festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Uroj që ky muaj i Ramazanit ta ketë përmbushur misionin e tij dhe Zoti të na e pranoj agjërimin dhe lutjet tona.

Ju ftoj që festën e Fitër Bajramit ta bëjmë të barabartë sepse kemi vendosur standard të ri në Gjilan – standardin e barazisë për të gjithë. Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në urimin e kryetarit Haziri me rastin e festës së Fitër Bajramit.

You Might Also Like