Gjilan

Po vendosen shporta në pjesë të ndryshme të qytetit

Në kuadër të marrjes së aksioneve në investimin e mirëmbajtjes së ambientit, në Gjilan po vazhdohet edhe me vendosjen e shportave në pjesë të ndryshme të qytetit, për të krijuar mundësi më të mëdha për hudhjen e mbeturinave brenda tyre.

“Sot, në lagjen e 8-të, janë vendosur një numër i konsiderueshëm i këtyre shportave, të cilët na japin mundësi më të mëdha të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së ambientit. Një falenderim edhe për Imran Hazirin, aktivistin e palodhur, i cili na ka ndihmuar në participim”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës.

Këto shporta, duhet të ruhen nga qytetarët dhe të shfrytëzohen në maksimum, sepse, me vendosjen e tyre, ruhet dhe mbrohet ambienti, shëndeti, dhe, rritet imazhi pozitiv i vetë qytetit tonë.

You Might Also Like