Gjilan, 23 prill 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me lutjen që ky muaj të përshkohet nga toleranca, mirësia dhe solidariteti.
Në telegram thuhet:
“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan z. Naim Aliu,
Të nderuar qytetarë të besimit islam në Gjilan,
Më lejoni që në emër qytetarëve të Gjilanit, t’ju uroj më të mirat në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Uroj që toleranca, mirësia e solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Zoti na e lehtësoftë agjërimin”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri.