Gjilan

Haziri: Votoni shqip, për shqiptarët

Shqiptarët e Luginës nesër do të votojnë.

Për zgjedhjet parlamentare kanë, për herë të parë, Listën e unifikuar me 5 parti politike.

I pari i kësaj Liste është miku im, Shaip Kamberi, i cili ka dëshmuar ndër vite se e ka guximin, dijen, urtësinë e mençurinë të angazhohet për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Anamoravës.

Ju ftoj të gjithëve me të drejt vote të përkrahni këtë Listë.

Numri i saj është 16, prapa saj është Shqipëria e Kosova.

Votoni shqip, për shqiptarët.

You Might Also Like