Gjilan

Haziri zbulon bustet e patriotëve, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Halim Orana e Esat Berisha

Gjilan, 27 nëntor 2017 – Në vigjilje të 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot zbulimin e busteve të partriotëve, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Halim Orana e Esat Berisha, të cilët janë vendosur në qendër të Gjilanit.

Haziri me këtë rast ka thënë se vendosja e këtyre busteve nga ana e Komunës është bërë për të shprehur nderimin dhe respektin për kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre patritotëve, të cilët janë sakrifikuar për lirinë e shqiptarëve.

Përndryshe, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe familjet e patriotëve, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Halim Orana e Esat Berisha, të cilët e kanë falënderuar kryetarin Haziri për vendosjen e busteve në vendet meritore.​

You Might Also Like