Futboll

Hero me Dritën, figurë tragjike me Llapin

Llapi, që mëton të zë vendin e parë në Superligën e Kosovës në futboll, këtë të shtunë ka hasur në një kundërshtar të fortë, ngase Gjilani, që në tri ndeshjet ka arritur tri barazime është treguar një kundërshtar shumë i fortë për ta.

Mysafirët nga Gjilani shumë mirë e kanë nisur lojën dhe kanë patur disa sulme të rrezikshme.

Në minutën 6 Mentor Zhdrella (Llap) gjuan përtokë nga ndërprerja, por topi shkoi fare pranë pingules së Haxhihamzës.

Rast të mirë pati edhe Perez, i cili gjuajti nga largësia me këmbën e djathtë, por portieri i Llapit priti mirë gjuajtjen e tij.

Llapi ka ardhur në epërsi në minutën 22, kur nga një gjuajtje dënimi nga ana e majtë ka gjuajtur Zhdrella, kurse Haxhihamza nuk ishte i vendosur mirë dhe ka marrë një gol shumë të lehtë në anën e djathtë.

Një minut më pas sërish rast të mirë pati Lopez i Gjilanit, por gjuajtjen e tij me kokë, nga vija e portës e ka larguar Blakqorri. Në minutën 30, Maliqi ishte i vetmuar para portës, por gjuajti drejt në portierin Haxhihamza. Në minutën 42, Magani gjuajti jashtë portës e në atë të 43 Benjamin Emini dështoi të shënojë në portën e zbrazët, duke dërguar topin vetëm pranë portës.

Pjesëloja e parë është përmbyllur me rezultat 1:0 për vendasit, kurse pjesëloja e dytë ka nisur shumë mirë për Gjilanin, pasi që në minutën 52, pas një aksioni të ndërtuar mirë, Magani nga e djatjhta ka gjuajtur furishëm duke shuënuar njërin ndër golat më të bukur të këtij kampionati, ngase qëlloi këndin e epërm të djathtë të Haxhos dhe barazoi për 1:1.

Në minutën 60 pasi është shërbyer mirë nga Behar Maliqi, Mentor Zhdrella nga një pozitë shumë e mirë ka gjuajtur jashtë portës dy minuta më pas, Kosumi gjuajti fuqishëm nga largësia, por Haxho me mund e dërgoi topin në korner.

Nesë në ndeshjen me Dritën ishte shpëtimtari, në këtë me Llapin portieri i Gjilanit, Kenan Haxhihamza ishte figura tragjike. Në minutën 77, pas shpërthimit të Jonuzit nga e djathta, ai nuk arriti t’a kap topin që e harkoi, ngase ai i shpëtoi nga duart e në portën e zbraztë atë nuk e pati vështir ta fus Valmir Veliu për rezultatin 2:1.

You Might Also Like