Gjilan

“Hidromorava” e Drejtoria e Arsimit shpërndajnë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Gjilan, 30 dhjetor 2018 –  Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan së bashku me kompaninë regjionale të ujësjellësit “Hidromorava” kanë shpërndarë dhurata në klasët e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollën “Thimi Mitko” dhe “Rexhep Elmazi”.

Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica dhe ai i “Hidromoravës”, Muhamet Suliqi, kanë deklaruar se ky aktivitet është në vazhdën e promovimit të të drejtave të barabarta për të gjithë, pa dallim, e në këtë rast edhe të fmijëve ne nevoja të veçanta.

Gagica ka falënderuar kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, i cili arsimin e ka vendosur si prioritetin e parë të qeverisjes, sikurse edhe angazhimin që të gjithë fëmijët t’i gëzojnë të drejtat e tyre pa dallim.

You Might Also Like