Tregti/Turizëm

Hotel “Festimi” – pushime ideale në bregdetin e Durrësit

Plazhi i Durrësit mbetet një ndër destinacionet më të dashura për turistët nga Kosova, dhe një ndër pikat më të preferuara për akomodim është Hotel “Festimi”, i vendosur në rrugën “Teuta” – Pista Kosova.

Hoteli ofron 28 dhoma komode, të pajisura me ajër të kondicionuar, televizor, Wi-Fi falas dhe banjë private. Mysafirët që udhëtojnë me makinë gjejnë parkim të sigurt brenda ambienteve të hotelit. Vendndodhja e qetë dhe mikpritja tradicionale shqiptare e bëjnë “Festimi”-n një zgjedhje të shkëlqyer për pushime relaksuese pranë detit.

Pronari i hotelit, z. Festim Allajbeu, thekson:

“Kemi investuar në kushte më të mira për të garantuar komoditet dhe rehati për çdo mysafir. Pushuesit nga Kosova janë prioriteti ynë kryesor.

” Ai tregon se numri i klientëve besnikë rritet çdo vit:

“Kur njerëzit rikthehen çdo sezon, është shenjë se ndihen si në shtëpinë e tyre. Kjo është kënaqësia jonë më e madhe.”

Në prag të sezonit veror, z. Allajbeu i fton të gjithë pushuesit që të vizitojnë Hotel “Festimi”:

“Jemi gati t’ju mirëpresim me zemër të hapur. Plazhi i Durrësit është vendi ideal për relaks dhe qetësi.”

Për rezervime dhe informacione të mëtejshme, mund të kontaktoni në: Rruga “Teuta” – Pista Kosova, Durrës Tel: +355 674502600

You Might Also Like