Postim i kryetarit Alban Hyseni:
Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtorë, nisëm punimet për projektin më të madh kapital në historinë e qytetit tonë – Bulevardin e Qytetit, me investim prej 18 milionë euro.
Ky bulevard do të ketë 450 metra gjatësi, rreth 30 mijë metra katror hapësirë publike, 500 parkingje nëntokësore si dhe objektin e ri të administratës komunale me sipërfaqe prej 8,700 metra katror.
Në të njëjtën kohë, nisën punimet edhe për 6 rrugë të reja me gjatësi totale prej 7,995 metrash, me një investim prej 3 milionë euro.
Po ashtu, do të ndërtohet edhe rrethrrotullimi i Qakorres me rrugën e Prishtinës, një projekt me vlerë 330 mijë euro.