Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit ka theksuar se në mbledhjen e fundit të bordit kanë rikapituluar punët dhe projektet e realizuara, të cilat kapin vlerën mbi 45 milionë euro projekte në zbatim.

Rrjeti i ujësjellësit – projekti FLOWS – 15 milion euro

Stadiumi i Qytetit – 13 milion euro

Banimi i përballueshëm dhe social – 4.5 milion euro

Arsimi – 3.3 milion euro në Shkollën e Mjekësisë dhe mbi 3 milion euro në çerdhe të reja

Bujqësia – mbi 2.8 milion euro investime (2022–2024) dhe dhjetëra përfitues

Renovimi i palestrës së sportit – 2.8 milion euro

Qëndrimi ditor për të moshuar, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë – 2.5 milion euro

Rruga Hamdi Kurteshi – 2.4 milion euro

Shëndetësia & Mirëqenia sociale – mbi 2 milion euro në ndërtime, pajisje dhe shërbime të reja
Dhe krejt në fund të mandatit kemi nisur me projektin më kapital në historinë e komunës sonë, “Bulevardi i Qytetit”, me vlerë 18 milion euro, që ndryshon tërësisht pamjen e qytetit.
Këto investime madhore, bashkë me qasjen e re në qeverisje, kanë transformuar qytetin tonë. Jam krenar për çdo hap të bërë dhe për besimin e qytetarëve në këtë rrugëtim.