Gjilan

Komuna e Gjilanit ka bërë intervenime në riparimin e ujëmbledhësve, pastrimin e rrugëve dhe intervenime në ndriçimin publik

Gjilan, 25 shurt 2022 – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve, ka bërë intervenime në riparimin e ujëmbledhësve, pastrimin e rrugëve dhe intervenime në ndriçimin publik.

Drejtori i kësaj drejtorie, Mentor Mihovci, ka thënë këto punë janë kryer në kuadër të pastërtisë dhe funksionimit të qytetit.

“Punë të shumta të cilat ju nevojiten qytetarëve po kryhen nga drejtoritë e komunës, e nga vrulli i madh i aktiviteteve të njëjtat ndonjëherë po kryhen në heshtje. Sot dua të ndaj me ju punën e shquar që është kryer nga Drejtoria e Shërbimeve Publike këto ditë për përkujdesjen e pastërtisë dhe funksionimit të qytetit duke bërë intervenime në riparimin e ujëmbledhësve, pastrimin e rrugëve të Gjilanit, dhe intervenime në ndriçimin publik. Pastërtia është gjysma e shëndetit, e ne duam që qytetarët e Gjilanit të jenë përplot shëndet me ambient të pastër përreth tyre”, ka deklaruar drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Mentor Mihovci.

You Might Also Like