Futboll

Hyseni: Ndërtimi i stadiumit ndihmës, do të forcoj KF “Studenin” dhe do të krijoi mundësi të reja për të rinjtë dhe sportin

Kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës në Miresh (Dobërçan) për Klubin e Futbollit “Studenti” në kuadër të 50 vjetorit të themelimit.
Kjo po bëhet pas shpronësimit të mbi 11 hektarëve tokë nga AKP-ja për të zhvilluar infrastrukturës sportive për fshatin dhe nevojat e komunitetit aty.
Ky projekt do të forcoj klubin dhe do të krijoi mundësi të reja për të rinjtë dhe sportin.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është gjysmë shekulli histori dhe krenari.
“KF “Studenti” është e kaluara jonë, është e tashmja jonë dhe me projekte të tilla si stadiumi ndihmës, padyshim është edhe e ardhmja jonë”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, uroi KF “Studenti” për 50-vjetorin, vazhdoni të na bëni krenarë si gjithmonë.

You Might Also Like