Futboll

Të martën tërhiqet shorti në Ligën e Konferencës, ja katër nga kundërshtarët e mundshëm të Dritës

 

Në Nyon të Zvicrës këtë të martë do të hidhet shorti në kuadër të Ligës së Konferencës, garë e cila për herë të parë do të organizohet këtë vit.

Drita, pas disa sukseseve të arritura në vitet e kaluara, tashti në këtë xhiro llogaritet favorite, kurse përballë vetit mund të kenë njërën nga katër skuadrat në vijim.

Një kundërshtar i mundshëm i tyre mund të jetë skuadra shqiptare nga Mali i Zi, Deqiqi, që për herë të parë ka dalë në Evropë.

Kundërshtari i dytë i mundshëm është skuadra Inter Turku nga Finlanda.

Kundërshtar tjetër mund të jetë ekipi tashmë i njohur për ekipet kosovare St. Joseph’s nga Gjilbratari. Dritës mund t’i bije të luaj edhe me me ekipin Urartu nga Armenia.

Se cili do të jetë kundërshtari nga këto katër ekipe i FC Drita do të mësohet nesër pas tërheqjes së shortit.

kryelajmi.com

You Might Also Like