Është nënshkruar kontrata në vlerë 2.7 milionë euro, po renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilani.
Me këtë sportistët do të kenë kushte më të mira për të kryer aktivitete e tyre.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se fundviti po vjen me super investim në Gjilan.
“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha kryetari Hyseni.