SPORTI

Qendra Sportive “Andi Sport” vlerë e shtuar e sportit në Kosovë

Në periferi të Gjilanit afër fshatit Stanishor zë shtat fusha e futbollit “Andi Sport”, fushë e mbuluar sipas standardeve të UEFA-së dhe FIFA-së e cila konsiderohet njëra ndër fushat më të mira në shtetin e Kosovës. Qendra Sportive “Andi Sport”, i përmbushë të gjitha standardet më moderne në Evropë, që një skuadër pa asnjë problem ti zhvillon ndeshjet dhe përgaditjet e saja. Shumë shkolla të futbollit dhe skuadra të rrethit të Gjilanit për çdo ditë janë pjesë e kësaj qendre me ambientë të mbyllur. Kjo qendër sportive ofron të gjitha kushtet nga zhveshtorja, parkingu, salla për konferenca, kafiteria e tushat për pastrimin e futbollistve e shumë komoditete tjera që kanë futbollistët për ti shfrytzuar. Njeriu i cili e themeloi këtë Qendër Sportive, Abdyl Kurteshi, me modesti thekson se ky është vetëm fillimi për të mirën e futbollit. “Fusha e futbollit “Andi Sport”, është një fushë me parametra të UEFA e FIFA, 45-25 metra, gjerë më tani kemi arritur ti plotësojm standardet futbollistike, ishte kjo një inciativë e imja që futbollistve t’ju ofrojmë kushte më solide për karrierën e tyre. Tani në fushën tone, shumë klube të futbollit ushtrimet e tyre i kryejnë në Qendrën tone, pasiqë fusha jonë ka të gjitha parametrat evropiane duke filluar nga bari sintentik, ndriçimi, siguria e shumë beneficione tjera”, thekson Kurteshi. Pronari i Qendrës Sportive, Abdyl Kurteshi, ka projekt tejet të madh që këtë Qendër Sportive ta bën edhe më kualitative dhe më të madhe duke ju bashkangjit edhe shumë objekte tjera. “Gjerë më tani kemi investu 700 mijë euro, ndërsa i gjithë projekti është rreth 1 milion e 200 mijë euro, do të jetë një qendër gjigante e futbollit. Ne nuk do të ndalemi kemi paraparë shumë shpejt të ndërtojme edhe fushë të basketbollit, hendbollit, tenisit, volejbollit e pingpongut, ne shpresojmë që edhe shumë klube tjera të ndryshme nga Kosova do të jenë pjesë e Qendrës Sportive “Andi Sport” “. Abdyl Kurteshi një dashamirë i flakët i futbollit e në veqanti të klubit të famshëm italianë, AC Milan, i cili njihet me të madhe edhe si humanist i madhë i cili rrjedhë nga një familje atdhetare e patriotike, ka një porosi për të gjithë klubet dhe dashamirët e futbollit dhe gjithë sportistve. “ Jam krenar dhe i lumtur nëse sado pak kontriboj për sportin dhe kombin tonë , do të jem në shërbim të tyre për jetë e mot”, ka përfunduar, Abdyl Kurteshi.

You Might Also Like