Gjilan

Hyseni: Një hapësirë e re që shumë shpejt do të shërbejë si mbështetje dhe mundësi për të moshuarit, studentët dhe komunitetin

Punimet për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për student dhe kuzhinës popullore në Gjilan, po vazhdojnë.

Tanimë punimet e jashtme kanë përfunduar, derisa po vazhdohet me pjesën e brendshme.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ishte për vizitë tek projekti i Qëndrimit Ditor për të Moshuar, Kuzhinës Human4itare dhe Bujtinës për Studentë për të parë punimet.

“Nga një hapësirë bosh para disa muajsh, tashmë kemi një objekt multifunksional në shërbim të komunitetit”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se punimet e jashtme kanë përfunduar, ndërsa po finalizohen detajet e brendshme.

“Një hapësirë e re që shumë shpejt do të shërbejë si mbështetje dhe mundësi për të moshuarit, studentët dhe komunitetin në tërësi”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like