Gjilan

Hyseni: Sportistët dhe rina do të kenë mbështetje në arritjen e qëllimeve të tyre

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, zv. ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashin, vizituan vajzat e lubi i Volejbollit “Drita dhe klubin “Commando” në Gjilan.

“Klubi i Volejbollit “Drita”, është një tjetër krenari e qytetit. KV “Drita” (femrat) janë kampione të shumëfishta në vendin tonë, dhe jemi të lumtur që si komunë kemi qenë gjithmonë pranë tyre, duke i përkrahur maksimalisht në arritjen e qëllimeve”, tha Alban Hyseni.

Kreu i Gjilanit, theksoi se këto vajza, bashkë edhe me djemtë volejbollistë, na bëjnë krenarë çdo ditë dhe i japin Gjilanit epitetin e kryeqytetit të sportit në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se klubi “Commando” në Gjilan, të pronarit Gramoz Klaiqi që tashmë është shndërruar në një vendtakim ku dhjetëra të rinj sfidojnë veten, ushtrojnë dhe ndërtojnë disiplinë.

Sipas tij, klubi “Commando” tashmë është bërë një senzacion në qytet dhe jo vetëm, duke frymëzuar të rinjtë të investojnë në sport dhe një stil jetese të shëndetshme.

“Do të vazhdojmë të jemi pranë rinisë dhe sportit në Gjilan duke
mbështetur bizneset, klubet dhe të gjithë ata që kontribojnë në këto fusha”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like