Gjilan

Hyseni: Viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar  lidhur me rastin e raportuar në media gjatë ditës së djeshme për qytetaren me inicialet A.S na ka tronditur të gjithëve.

I pari i Gjilanit, tregon se si kryetar, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe ato shëndetësore.

“Ju siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ju njoftoj se viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor. Gjithashtu, organet e rendit kanë trajtuar rastin dhe identifikuar të dyshuarin e këtij akti të shëmtuar, i cili është arrestuar nga Policia e

Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like