Gjilan

HISTORIANËT KËRKOJNË SA MË SHUMË LIDHJE NDËRMJET SHQIPTARËVE ANDEJ E KËNDEJ KUFIRIT

Më, 17 shkurt 2018, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan, organizoi një protestë simbolike në pikën kufitare në fshatin Stançiq, pikë kufitare kjo që lidh Republikën e Kosovës me atë të Maqedonisë, ku për shumë vite me radhë është folur e përfolur shumë, mirëpo ende nuk është bërë asgjë konkrete për funksionalizimin e kësaj pike kufitare që lidh shqiptarët në dy shtetet. Kjo pikë kufitare përveç që bënë lidhjen e shqiptarëve andej e këndej kufirit, edhe e zvogëlon kohën për të arritur në Kumanovë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan, kërkon nga institucionet komunale dhe qendrore të Republikës së Kosovës që të bëjë trysni në qeverinë e Republikës së Maqedonisë që kjo pikë kufitare Stançiq – Bellanoc të bëhet sa më parë e kalueshme për banorët e Anamoravës dhe më gjerë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Gjilan

You Might Also Like