Sportet luftarake

Ibrahim Hasani dhe Esat Selimi pjesëmarrës në trajnimin për Zhvillimin e Kapaciteteve të Trajnerëve 2026

Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë po mbahet “Trajnimi i Trajnerëve” për herë të parë për vitin 2026. Në këtë trajnim, që ka nisur më datë 12 dhe do të zgjas deri më 18 janar 2026, ndër të tjerë po marrin pjesë edhe dy trajnerë nga Klubi i Xhudos Gjilani, Ibrahim Hasani dhe Esat Selimi.

Ky trajnim atyre u është mundësuar falë rezultateve të shkëlqyeshme që i kanë arritur gjatë vitit 2025, rezultate këto që pritet të rriten edhe më tepër sivjet.

Kjo ngjarje e madhe e xhudos, Trajnimi i Trajnerëve për zhvillimin e kapaciteteve të tyre, po mbahet si pjesë e programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”. Pjesë e trajnimit janë trajnerët e gjitha klubeve të xhudos në Kosovë. Trajnimi i trajnerëve ka për qëllim përmirësimin e aftësive të trajnerëve, njohuritë e tyre teknike dhe praktike, si dhe rritjen e cilësisë së xhudos./kryelajmi.com/.

You Might Also Like