Po bëhen një javë që kur komuna e Vitisë, mbeti pa njëë personalitet dhe njeri veprimtarë dhe humanist.U nda nga jeta një njeri I mirë , I sinqert e me zemer të madhe, atdhetari dhe humanisti Adem Syla nga Debelldeu.
Iku nga kjo botë, pa thënë lamtumirë jo vetëm familjës, por edhe shokëve më të ngushtë, ndrroi jetë në Gjenevë të Zvicrrës, ku me vite të tëra punoi dhe kurr nuk e harroi vendlindjën e tij, duke u angazhuar me tërë qenjen e tijë për një jetë më të mirë të atyre të cilët kishin nevojë për ndihma.
E i fundit që iku nga kjo botë ishte një artist I fotografisë një mjeshtër I vertetë Mexhit Sadiku nga Gjylekari. U ndanë nga jeta tre njerëz punëtorë, që edhe pse kishin shumë pak dallim në moshë.
Kësaj radhe në këtë shkrim memorial më gjërë do të shkruajm për mërgimtarin, atdhetarin e humanistin dhe njeriun e respektuar nga të gjithë të ndjerin Adem Syla nga Debelldeu me vendbanim në Viti.
Ademi ndrroi jetë më 12 qershor në banesën e tij në Gjenevë në moshën 52 vjeqare.Lajmi I trishte erdhi si një befasi e pakandëshme ngase askush nuk e priste se ai do të ik nga kjo botë. kur më së shumti I nevojitej jo vetem familjës por edhe shoqëris e në veqanti komunës së Vitisë .Vdekja e tij e parakoëshme është një humbje e madhe.
Ademi në gurbet sikur edhe nje pjesë e popullatës sonë kishte shkuar në moshë të re ne vitin 1984, pasi që më heret në gurbet kishin shkuar edhe dy vllëzrit e tij. Adem Syla njihej si humanistë i madh. Por, edhe pse me Adëmin si gazetarë isha takur shpeshhere në aktivitet që më së shumti të natyres humanitare pra të aksioneve humanitare që në kontaktet e para më ra në sy pjekuria e tij, njerzia e tij dhe karakteri I tij burrëror.Si autor këtij shkrimi, kurr nuk e kam mendur se për te të shkruaj këta rreshta përkujtimi, për jetën, bigrafinë dhe angazhimet e tija. Ademin e njoha nëpërmjet angazhimeve të tij në aktivitete humanitare që zhvillonte me shokun e tij të pandashëm të jetës Xhavit Islamin nga Gjylekari i kësaj komune e që me vendbanim është në Viti dhe sikur edhe Ademi edhe Xhaviti jetonë dhe punon në megrim në Gjenevë të Zvicrrës .
Xhavit Islami me sy të përlotur dhe me dhembje në shpirt,fletë për shoqëriimin e tij me Ademin si shok të shkollës dhe të gjenerates duke përmendur edhe kohën kur këtë shoqëeim e kishin vazhduar edhe në mërgim që nga viti 1984 në Zvicërr.
“Ademin e kisha më shumë se vëlla , një mik të vertet dhe me vdekjën e tij mu ka “ tha “” njeri krah mu ka lënduar zemra dhe shpirti thotë gjatë bisedes që patem me te”. Ai ku do ishte i pari që shquhej për humanizëm. Para tij askush nuk mund ta fuste dorën në xhep për të u ndihmuar njerëzve me nevojë.
Kishte ndihmuar shumë njerëz në ndërtimin e shtëpive , shpërndarjeve e ndihmave humanitare se bashku me shoqatën “Vitia”” në Gjenevë të cilën e kemi themelluar me insistimin e tij, dhe shokëve të tjerë, kemi grumbulluar dhe ndihmuar familjet e shumta në nevojë në tërë komunën e Vitisë, shprehet Xhavit Islami, Ademi edhe pse kishte vështirësi në të ecur kurr nuk u ndalë së angazhuari për asnjë moment, por e veçanta e këtij njeriu ishte se nuk donte te ekspozohej në opinion për punën që bente”, thotë Xhaviti.
Ademi Syla, dha kontribut te madh për kthimin e debelldeasve në vendlindje gjitnjë ishte I pari dhe nuk hezitonte për asnjë moment për të shtënë doren ne xhep për të ndihmuar në aksione humnitare .Vdekja e tij thotë ai është një humbje e madhe për familjën dhe edhe për mua sepse mbeta pa një shok dhe mik të sinqert dhe sshumë të dashur”’thotë Xhavit Islami.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Ademit,njeriut të mirë të këtij vendi, që punojë dhe kontriboj deri ne frymën e fundit të jetes së tijë për të mirën e komunës por edhe shtetit dhe për këtë edhe u nderua edhe nga Insitucionet e komunës por edhe nga Shoqatat e ndryshme humanitare.Mendojmë se komuna e Vitisë do të bënte mirë që ndonjë institucion,rrugë apo shesh të emertohej me mrin e tij, sepse Adem Syla veprimtari dhe humanisti këtë e meriton.
Aziz Zuka