Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka zhvilluar sot në një takim me znj.Rozita Rudin, pedagoge dhe psikologe në fushën e trajtimin të fëmijëve, Drita Ibrahimin, punëtore sociale në Zvicër dhe Ruzhdi Ibrahimin, ekspert i diplomuar i Sigurimeve Shoqërore në Zvicër. Temë e këtij takimi ishte mbajtja e seminarit të nesërm nw Viti, që ka për qëllim, rolin e edukatoreve, por edhe prindërve në zhvillimin normal të fëmijëve.
Ky aktivitet fokusohet në praktikën edukative, rrethanë kjo që i’u krijon mundësi edukatoreve që t’i ndërlidhin njohuritë teorike me praktikën, të cilat realizohen në kuadër të veprimtarisë së institucionit. Me këtë rast, kryetari Haliti ka theksuar se Institucionet komunale të Vitisë, në vazhdimësi kanë mbështet iniciativat që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë si arsimore, po ashtu edhe edukative, respektivisht çdo nismë që ka për qëllim zhvillimin social, emocional, fizik dhe psikik të fëmijëve.
Seminari që organizohet me edukatoret e Çerdheve të fëmijëve dhe mësueset e nxënësve parashkollor të komunës së Vitisë , mbahet nesër (e premte më 30 mars), prej orës 12:00-14:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Aziz Zuka