Mbi 725 pjesëmarrës nga e tërë bota kanë marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Vizionit Botëror të mbajtur në Armeni, ku kosovarët u shpërblyen me vende të para.
Arta Haziri – Nuhiu, nga Qendra Kulturore “Mollëkuqet”, thotë se ndjehet shumë e gëzuar, që talentet tanë në “World Visoon” në Festivalin Ndërkombëtar të Vizionit Botëror në Armeni, përfaqësueset nga Kosova në “Grand Prix” zunë vendet e para dhe të dytat!
Haziri-Nuhiu, nuk ka lënë pa falënderuar njërin nga organizatorët, Armando Gukasyan për mundësinë për të marrë pjesë në festivalin e mrekullueshmëm në internet!
Ajo ka treguar edhe për çmimet të cilat janë arritur:
Ilda Nuhiu-Çmimi Grand Prix, në finale në maratonën e madhe prej 50 shtetesh -Kosova me”Grand Prix”
Edisa Ahmedi me vendin e dytë,
Frosina Muji me vendin e parë,
Alisia Koloshi me vendin e parë (1) Kategoria 13-17
“Konkursi World Vision 2020 ka përfunduar. Ky ishte konkursi më i fortë në të cilin km marrë pjesë.
U zgjodhën 725 pjesëmarrës nga 50 vende të botës. 100 veta arritën atë̈ në gjysmëfinale dhe vetëm 50 në finale. Unë jam shumë mirënjohës për anëtarët e jurisë̈ për një vlerësim “Grand Prix”
Shumë faleminderit organizatorit Armando Gukasyan për projektin interesant, krijues dhe në shkallë të gjerë “World Vision 2020”. Faleminderit për pjesëmarrjen, përvojën e re, për kontributin në krijimtarinë dhe zhvillimin e talenteve të rinj, të rinj”, ka theksuar Arta Haziri – Nuhiu, që ka uruar projekte të reja krijuese dhe prosperitet për WAPA.