Futboll

Ilir Geci në rini ishte edhe futbollist i dalluar

Ilir Geci, i cili në ditën e të martës ndërroi jetë, pos si muzikant, kitarist, njeri i kulturës e artit, në rini ishte edhe futbollist i dalluar, duke kaluar të gjitha grupmoshat e reja në futbollin gjilanas.

Ai i përkiste gjeneratës së artë të asaj periudhe, duke patur për bashkëlojtarë shumë nga futbollistët që kanë bërë emër jo vetëm në Gjilan, por edhe më gjerë. Karrierën e tij e kishte nisur si pionier për të vazhduar më pas edhe nëpër kategori të tjera deri në kohën kur kishte shkuar në shërbmin ushtarak dhe kishte regjistruar Fakultetin e Mjekësisë.

Në kohën kur ishte futbollist, Ilir Geci luante në rolin e mesfushorit, duke bartur numrin 8 në fanellë dhe shquhej për driblimet e tija, manovrimin me top dhe pasimet tejet të sakta, duke i sjellë sulmuesit gjithmonë në pozita të lakmueshme për të shënuar.

Përpos si futbollist të shklqyer atë e ka karekterizuar edhe afërisa që kishte me bashkëlojtarët, shoqërimi me ta dhe humori i veçantë që kishte me ta. Duke qenë pjesë e gjeneratës që për një kohë të gjatë kemi luajtur bashkë, gjatë takimeve me të, shpesh i kujtonim ditët e rinisë.

Pusho i qetë shoku i ynë, Ilir Geci.

Në foto ekipi i juniorëve, gjenerata 1984/1985. Bashkë me Ilir Gecin (i treti nga e majta në këmbë) edhe bashkëlojtarët e tij Hevzi Bajraliu, Hevzi Salihu, Selami Maliqi, Fitim Vokshi, Selajdin Jerliu – Coli, Rashit Rashiti, Enver Sadiku, Shaban Halili, Naim Mustafa, Veton Xhemajli, Arben Maliqi, Elvan Ahmeti e të tjerë. /Enver Sadiku – kryelajmi.com/

You Might Also Like