Gjilan

Ilir Poroshtica kandidat i Listës Guxo për kryetar të Gjilanit

Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit,

Me gjithë zemër ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen tuaj!
Përkrahja juaj, edhe pa nisur ende ky udhëtim, ka një peshë të madhe për mua.

Si biri i këtij qyteti, vlerësoj dhe do të çmoj gjithmonë mundin e çdo kryetari të mëparshëm që ka ndërtuar gurë themel për qytetin tonë. Po ashtu, falënderoj çdo mësues, doktor, zyrtar, bujk, punëtor, aktivist, polic, ushtar dhe çdo gjilanas, ju jeni ata që e mbajnë gjallë shpirtin e këtij vendi!

Unë jam dëshmia se me punë e përkushtim ndodh ndryshimi. Si dikush që ka përjetuar rrugët e mbijetesës, sot ju kërkoj të jemi bashkëudhëtarë në rrugën drejt zhvillimit. Nuk ju premtoj përgjigje për gjithçka por bashkë i zgjidhim të gjitha.
Nuk dua t’ju bind, dua t’ju dëgjoj!

Mirëbesimi juaj është përgjegjësi, frymëzim dhe forcë për të punuar edhe më shumë për një Gjilan më të drejtë dhe më të ndershëm.

Bashkë për një Gjilan që ecën përpara!

You Might Also Like