Viti

Inspeksioni i komunës asgjëson rreth 25 tonë produkte ushqimore me afat te skaduar

 Komuna e Vitisë përmes Drejtorisë për Inspeksion, konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit, ka intensifikuar këto ditë inspektimin e afatit të produkteve ushqimore nëpër qendrat tregtare që operojnë në tregun e kësaj komune

Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, ka thënë se vetëm  ditëve të fundit, kanë asgjësuar produkte ushqimore dhe të  tjera pa afat rreth 25 tonë, pasi është grumbulluar nëpër disa markete e qendra tregtare të Vitisë.

Ai tha se është duke u bërë kontrolle sanitare rreth artikujve ushqimorë në të gjitha lokalet afariste ushqimore dhe sipas tij, është duke u punuar në sigurinë e ushqimit për konsumatorët bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, /AUV/ gjegjësisht inspektorët e agjencionit.

Drejtori  Skënder Ahmeti, bëri të ditur se pas inspektimeve dhe këshillave të inspektorëve të AUV-së është ngritur vetëdijesimi i operatorëve të biznesit që merren me ushqim duke njoftuar për të gjitha dyshimet që vërejnë në produktet e tyre.

Ai shtoi se së fundmi është gjobitur deri në 2 mijë euro një subjekt afaristë për rrezikim të shëndetit të konsumatorëve pasi nuk i është përmbajtur kritereve për sigurinë ushqimore të plasuar në treg./

Aziz Zuka

You Might Also Like