Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” pati kënaqësinë të mirëpresë praktikanten e Institutit “Pikëpamja”, Eriola Lakna, e cila na vizitoi në kuadër të fushatës së shpërndarjes së librave për shkollat e mesme.
Gjatë takimit, organizata dhuroi një numër librash që përmbajnë poezi, artikuj dhe shkrime kreative të realizuara nga të rinjtë dhe të rejat pjesëmarrëse në programet e tyre. Këto botime pasqyrojnë kreativitetin, mendimin kritik dhe angazhimin rinor në tema shoqërore, edukuese dhe avokuese.
Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht këtë nismë, e cila synon të inkurajojë leximin, shkrimin krijues dhe fuqizimin e të rinjve. Librat do t’u shpërndahen nxënësve tanë, me qëllim që të përfitojnë nga përmbajtja frymëzuese dhe motivuese që ato mbartin.
Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka falënderuar Eriolën dhe dje Institutin “Pikëpamja” për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit tonë rinor.
Së bashku për më shumë kreativitet dhe mendim të lirë!
/Kryelajmi.com/.



