Të nderuar qytetarë të Gilanit sipas vendimit të FFK-së i ardhur nga kërkesa e rivalit tonë lokal është vendosur që derbi i këtij qyteti të vendoset në një qytet tjetër, pra në Prishtinë.
Për ne nuk ka aspak rëndësi se ku luan DRITA pasi që edhe në tjetër planet do jemi pas saj.
Por ajo që po na pengon është se kjo pasuri e qytetit po i jipet një qyteti tjetër për një arsye banale siç është ajo e sigurisë që nuk qëndron aspak pasi që derbi i kaluar u luajt në të njejtat kushte dhe të njejtin stadium.
Pengesë tjetër për ne është se po dëmtohet bugjeti jonë që po e arrijmë me shumë mund fal qytetarëve të qytetit.
Me këtë vendim po dëmtohen edhe bizneset e qytetit që në ditën e derbit janë mjaftë të frekuentuar nga qytetarët.
Pamvarësisht këtyre pengesave ne do jemi aty ku marrim gjithmonë kupa!
Mirëpo dikujt po i konvenon kjo , por dyshimet tona janë që klubi pa histori këtë kërkesë e ka bërë nga dëshira e madhe për ta luajtur një ndeshje ne ndriqimin e reflektorëve. Mirëpo kjo dëshirë e madhe do ju kushtoj atyre pak shikuesve që i kan pasi që do detyrohen ti ndrrojnë së paku dy autobusë.