Futboll

Shaban Shabani i Dritës kalon tek Llapi

Njëri prej futbollistëve më të mirë tek Drita, sulmuesi i krahut Shaban Shabani përforcon ekipin e Llapit!

Skuadra e LLapit është përforcuar me një lojtar shumë cilësor, i cili vie nga ekipi U19 i Dritës, sulmuesin e krahut Shaban Shabani me të cilin ka nënshkruar kontratë 3- vjeçare.

Sulmuesi i dy krahëve, të djathtë dhe të majtë, përforcon edhe më tepër organikën e ekipit të LLapit dhe do jetë një ‘armë shtesë’ për ekipin e parë si dhe atë të juniorëve.

Shaban Shabani është i lindur më 14.07.2003 në Velekincë të Gjilanit, i gjatë 1.72 m, luan pa problem në dy krahët e sulmit. Karrierën e ka filluar tek Shkolla e Futbollit “Arbëria” nga Gjilani për të kaluar më pas tek Drita U19. Në 11 ndeshje të zhvilluara në edicionin vjeshtor me ekipin gjilanas ka realizuar 5 gola e ka asistuar edhe 6 herë për bashkëlojtarët e tij.

Vlenë të cekët se Shabani ka mbrojtur edhe ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës U19.

Ky përforcim u kërkua me ngulm nga trajneri Tahir Batatina si dhe ishte edhe vetë dëshira e madhe e futbollistit për të ardhur tek Llapi, në klubin ku u jepet mundësi gjithmonë futbollistëve të rinj dhe premtues.

You Might Also Like