Futboll

“Inter Club Kosova” me gjest human, ndihmojnë për festën e Fitër Bajramit 11 familje

 

 
Tifozët e skuadrës së Interit të cilët veprojnë në Kosovë, “Inter Club Kosova”, tani e kanë bërë tradit që në prag të festave të ndryshme t’ju dalin në ndihmë familjeve të cilat kanë nevojë.
Tifozët Nerazzurri të “Inter Club Kosova”, kanë shpërndarë ndihma për 11 familje me pako ushqimore për festën e Fiter Bajramit.
Ndihmat u shpërndan në tri qytete të Kosovës në Gjilan, Prishtinë e Ferizaj.
Njëri ndër themeluesit e “Inter Club Kosova”, Naim Beqiri me rastin e shpërndarjes së këtyre ndihmave ka theksuar.
“I falenderojm të gjithë tifozët e “Inter Club Kosova”, që kanë kontribu me mjetet e tyre që t’ju dalim në ndihmë vëllëzërve tanë anembanë Kosovës, kur janë këto familje me sofër plot edhe zemrat tona janë plotë”

You Might Also Like