Futboll

Valon Zymberi tregon përse nuk morën pjesë në Kuvendin e FFK-së

Në emër të delegatëve që mendojnë ndryshe për Kuvendin e FFK-së ka folur drejtori i Dritës, Valon Zymberi, i cili ka thënë:

“Sot është dashur të jetë një ditë feste, por nuk ju kanë lejuar as ju mediave të hyni aty. Andaj, më e keqja është cenimi i lirisë së shprehjes, edhe me votë. Ne si grup që mendojmë ndryshe jemi grup që nuk e mbështesim këtë Kuvend sepse opinioni ligjor ka thënë se është i paligjshëm. Në shenjë të respektit të ligjeve të sportit, s’kemi marrë pjesë në atë Kuvend”, theksoi fillimisht Zymberi para mediave.

Ai e konfirmoi edhe një herë mbështetjen e opozitës për kandidatin Gramoz Vokrri, të cilit nuk iu lejua kandidimit pasi FFK-ja konsideroi se disa prej nënshkrimeve nuk i kishte të vlefshme.

“Ne na është mohuar e drejta elementare e kandidimit të kandidatit tonë Gramoz Vokrri. FFK-ja ka treguar mendësi totalitare. “Ne jemi po ata delegatë që e kemi mbështetur Vokrrin dhe jemi këtu e nuk jemi në atë Kuvend. Do të jemi deri në fund në mbështetje të Gramozit dhe nuk e mbështesim një Kuvend të paligjshëm”, vazhdoi ai.

Sipas Zymberit, përpos këtyre 15 delegatëve ka edhe delegatë të tjerë që janë kundër Kuvendit.

Por, atyre u është kërkuar që të marrin pjesë në Kuvend dhe të mos i bashkohen opozitës për hir të faktit që të mos pësojnë nga hakmarrja e FFK-së.

You Might Also Like