Inter Club Kosova, i cili vepron në shtetin e Kosovës dhe është i pranuar zyrtarisht nga klubi italian Inter, me anëtarët e saj të cilët janë në Kosovë kanëndihmuar shumë familje skamnore për festat e fundvitit.
Inter Club Kosova ka ndihmuar disa familje në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan, me pako ushqimore për t’ju bërë sa më të lehtë festat e fundvitit.
Njëri ndër themeluesit e Inter Club Kosova, Dukagjin Ramosaj, ka theksuar se jemi të lumtur që ju dalim në ndihmë popullatës të cilët janë në gjendje të vështirë ekonomike.
” Jam i nderuar që sëbashku me kolegët e mijë të cilët janë anëtar të Inter Club Kosova, që disa familje kemi arritur t’ju ndihmojmë sado pak për t’ju zbutur gjendjen në prag të festave të fundvitit, kemi arritur ndihma të shpërndajmë në disa qytete të Kosovës në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan, dhe ky është vetëm fillimi, pasi ne si Inter Club Kosova kësi llojë iniciativa do të kemi edhe në të ardhmën”.