Ish-kampioni i Evropës FC Steaua e Bukureshtit, është kundërshtar i Dritës në Europa UEFA League, ngase në ndeshjen e luajtur këtë të martë në Bukuresht është mposhtur nga Shkëndija e Tetovës me rezultat 1:2.
Është ky një hap i madh i ekipit tetovar, i cili kalon në xhiron e radhës në Champions League, ku do të ndeshet me Qarbagun, kurse ekipi tetovar qysh tashti e ka siguruar fazën e ndeshjeve në Conference League.
Do të jetë ky edhe një privilegj për ekipin e Dritës që të luajë me ish-kampionin e Evropës, që në vitet e tetëdhjeta në finale të Champions League e kishte mposhtur Barcelonën pas ekzekutimit të penaltive, kur ishte shquar portieri i tyre Ducadam, që ia kishte mbrojtur tre penalti Barcelonës. /kryelajmi.com/.