Lulzim Behxheti ish kandidat i pavarur për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e kaluara i është bashkuar AAK-së.
Arkitekti nga Gjilani Lulzim Behxheti, mbart në vete një karrierë të suksesshme në Finlandë. Ai ka diplomuar në Universitetin e Helsinkit, dega Arkitekturë Inxhinierike.
Eksperienca e tij e suksesshme profesionale e ka frymëzuar të shkojë edhe më tej në botën e biznesit, duke arritur sukses të shkëlqyer. Ai ka kohë që përvojën e tij e ka vënë në shërbim të Atdheut.
“Në zgjedhjet e fundit komunale ishte kandidat i pavarur për kryetar të Gjilanit. Nga sot, Lulzimi ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht.
Suksese në rrugën tuaj të re, Lulzim!”, thuhet në komunikatën e AAK-së.