Futboll

Ish-lojtari i Gjilanit kalon te Llapi

Postim i KF Llapi
𝐙đČđ«đ­đšđ«đž: đŠđźđŹđĄđ­đ«đąđŠ 𝐒𝐡𝐚𝐛𝐚𝐧𝐱 đ«đąđ€đ­đĄđžđĄđžđ­ đ§đžÌˆ đŹđĄđ­đžÌˆđ©đą
KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Kushtrim Shabanit në shtëpi.
Shabani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin tonë, deri në qershor të vitit 2027.
Pas dy edicioneve të kaluara tek SC Gjilani, 28-vjeçari rikthehet në shtëpi, aty ku u formua si futbollist dhe ku si lider i ka prirë skuadrës drejt sukseseve.
I njohur për angazhimin maksimal dhe lidershipin në fushë, Kushtrimi rikthehet më i motivuar dhe më i gatshëm se kurrë për të dhënë gjithçka për fanellën bardhekaltër.
Me rikthimin e Shabanit në shtëpi, KF Llapi konfirmon ndërtimin e një skuadre me futbollistë me karakter, përvojë dhe cilësi që sezoni i ri të jetë i suksesshëm dhe objektiva të realizuara.

You Might Also Like