Venera Kadriu, ish-volejbolliste e Dritës nga Gjilani, tashti lojtare e BTV Aarau në Zvicër bashkë me ekipin e saj do të luajë në finalen e Kupës së Zvicrës për femra.
Ato në rrugëtimin për në finale kanë mundur ekipe të njohura si Gjenevën me rezultat 3:1 si dhe ekipin Franches-Montagnes me rezultat 3-0.
Ishte kjo një sezonë fantastike për Venerën dhe ekipin e saj, që me pa durim po e presin finalen./kryelajmi.com/.





