Sportet me dorë

Fusha e KH “Bozhur”, dikur krenari, tani deponi

 

Shkruan: Sylejman Ismajli

Qyteti i Gjilanit në fund të viteve të 60, po bënte revolucion me lojën e hendbollit.

Skuadra e Bozhurit e cila kishte marrë emrin nga Kombinati i Duhanit – i cili prodhonte pakot e cigareve me emrin Bozhur, po arrinte rezultate kulminante në lojën e hendbollit e cila vazhdimisht ishte në krye të tabelës, ndërsa edhe ishte inkuadruar në Ligën e dytë të hendbollit të ish-Jugosllavisë, e cila me pak fat ka mundur edhe të inkuadrohet në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.

Në atë kohë, dita e diel për qytetarët e Gjilanit ishte ditë feste, të gjitha rrugët qonin te Kombinati i Duhanit në fushën e betonuar për të përcjellë yjet Gjilanas.

Ndeshjet fillonin në ora 10, nuk kishte vend as gjilpërën ku ta vendosësh, i gjithë qyteti ishte në këto shkallë e jashtë saj, aty kendohej e duartrokitjet nuk mungonin asnjëherë, ishte nder të jesh shikues në shkallët e këtij stadium, kërkesat ishin të jashtëzakonshme, ndërsa ky stadium pranonte dikund rreth 2,500 shikues.

Ishin emra të mëdhej të asaj kohe të lojës së hendbollit, ishte gjeneratë e artë siq ishte: Dergut Abdullahu, Shaban Kastrati, Rifat Pajaziti, Muhamet Ahmetaj, Hysen Hyseni, Enver Haziri, Muharrem Gashi e shumë emra të mëdhej të tjerë, të cilët në fushën e betonuar shumë herë ndeshjet i përfundonin të gjakosur.

Por, sot fatkeqësisht kjo fushë ka mbetur në fatin e askujt, ajo është shëndërruar në deponi ndërsa shikuesit e gjeneratave pak më të vjetra kujtojnë me shumë krenari këtë fushë, që u dhanë shumë emocione të krenarisë.

Në botën e civilizuar kjo fushë do të ishte ruajtur me shumë krenari, do të shëndërohej në një muze, pasi po në këtë stadium lindën hendbollistët që vunë themelet e hendbollit të popullit shqiptarë.

Fusha e Sporteve me dorë dikur e mbushur me shikues
Ish-fusha e Sporteve me dorë sot

You Might Also Like