Vetëm dy ditë pas largimit nga Gjilani, Kenan Haxhihamza bëhet me skuadër të re.
Portieri rahovecian do të mbetet pjesë e Superligës.
Përkundër se kishte shumë oferta, Gazeta Olle mëson se Drenica ka fituar shërbimet e tij.
Haxhihamza tanimë ka arritur marrëveshje me Drenicën dhe ka nisur fazën përgatitore me skuadrën nga Skenderaj.