Futboll

Ja kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit SC Gjilani – Progres Niederkorn

Nidderkuer spillt gläich géint KF Gjiliani aus dem Kosovo

Ndeshja e kthimit në kuadër të Europa Conference League, SC Gjilani – Progres Niederkorn do të zhvillohet të enjten më 20 korrik me fillim në ora 20 në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo është bërë e ditur nga SC Gjilani, i cili ndeshjen do t’a luaj në cilësinë e vendasit, shkruan kryelajmi.com.

Të rikujtojmë se ndeshja e parë e luajtur të enjten e kaluar në Luksemburg ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2 me dy gola që për kuq e bardhët i ka shënuar Arbnor Ramadani nga pika e bardhë.

SC Gjilanit apo Progres Niederkornit i duhet vetëm fitorja për të kaluar në xhiron e dytë, ngase barazimi e dërgon ndeshjen në vazhdime, derisa nëse edhe deri atëherë nuk ka fitues, do të ekzekutohen penaltitë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like