Zgjedhjet Lokale 2025

Ismajl (Ramil) Veliu, kujtesa e gjallë e historisë së Gjilanit

Ndonëse i ri në moshë, Ismajl Ramil Veliu është një nga njohësit dhe mbajtmendësit më të mëdhenj që ka qyteti i Gjilanit, për shumë ngjarje, fakte, histori, situata, figura e fotografi nga e kaluara historike.

I lindur dhe rritur në Gjilan, Ismajli është tipik urban. Ai ka përfunduar studimet e kriminologjisë në Universitetin e Sarajevës, studimet për sociologji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe ato të shkencave juridike në kolegjin AAB në Prishtinë. Pra, është i diplomuar në tri fusha akademike. Ka punuar në disa projekte të organizatave joqeveritare në Kosovë dhe ka ndjekur trajnime, seminare e konferenca, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Ismajli njihet si njohës i mirë i historisë dhe jetës urbane të qytetit të Gjilanit.

Përmes rrjeteve sociale, ai publikut i sjell shpesh dhe pa ndërprerë fakte dhe fotografi nga e kaluara historike, duke i dhënë qytetit kujtesë të gjallë. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në shumë publikime shkencore.

Në bibliotekën e tij, përveç një numri të madh librash, posedon edhe fotografi të rralla të vjetra të qytetit, si dhe gazeta e revista të ndryshme të kohëve të mëhershme, që rrallë mund të gjenden diku tjetër. Përveç dijes dhe pasionit të tij për historinë, Ismajli njihet edhe për kulturën, edukatën dhe thjeshtësinë e tij.

Ai rrjedh nga një familje me traditë shkollimi, me veprime atdhetare e humane. Shokët dhe qytetarët e përshkruajnë si modest, të sinqertë, të urtë, të dashur, të qetë e inteligjent.

Ai kandidon për këshilltar Komunal nga Partia Guxo me numër 14

You Might Also Like