Futboll

Ismajli: Më 2 mars nisin punimet në Stadiumin e Qytetit

Gjilan, 26 shkurt 2020 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajl, i shoqëruar nga shefi i Prokurimit, Izet Kurteshi, kanë vizituar të mërkurën projektin e stadiumit të qytetit, ndërkaq ka njoftuar se projekti do të nis më 2 mars, pas ndërprerjes së punimeve në sezonin e dimrit.

“E kam konfirmimin se më 2 mars do të fillojë puna këtu dhe kam kërkuar nga kompania përkatëse që të punojë me dinamikë të shtuar, në mënyrë që futbollistëve t’iu mundësojmë ambient të jashtëzakonshëm të punës, dhe tifozëve një ambient komod”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ndryshe, Stadiumi i Qytetit të Gjilanit është i kategorisë së katërt të UEFA dhe FIFA, ndërkaq kosto e rindërtimit kap vlerën e 3 milionë e 125 mijë euro.

You Might Also Like