Futboll

Nuhiu: E dinim që do të jetë një ndeshje e vështirë

Pas ndeshjes,  Ardian Nuhiu theksoi se e kishte të qartë se kjo do të jetë ndeshje e vështirë për t’u fituar – pasi Trepça 89′ ka një skuadër mjaft të mirë.

“E dinim që do të jetë një ndeshje e vështirë. E vështirësuam punën me një gabim të portierit, por është normale dhe duhet te qetësohemi në të ardhmen”.

“I urojë djemtë për luftën që nuk u dorëzuan deri në fund”, tha Nuhiu pas takimit për SS.

Në fund, Nuhiu foli edhe për derbin ndaj Gjilanit që zhvillohet në fundjavën e ardhshme, ku tha se do ta fitojnë për ‘Intelektualët’.

“Kemi kohë një javë për derbi, por derbi duhet të fitohet dhe jo të luhet. Ne duhet të fitojmë këtë ndeshje për tifozët tanë”, përfundoi ai.

You Might Also Like