Ismajli: Pavarësisht rënies së rasteve aktive me Covid, kujdesi nga virusi nuk duhet ulur
Gjilan, 12 shkurt 2021 – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin të premten për vlerësimin e situatës së pandemisë në dy ditët e fundit.
Nënkryetari Ismajli tha se rënia e numrit të rasteve aktive me Covid 19 në Gjilan, nuk lejon komoditet, pasi virusi ende gjendet në mesin tonë dhe ka potencial të madh infektues.
Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime, që t`u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale.
Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10263 mostra, 3529 kanë rezultuar pozitivë, 3335 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 86 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 10 persona dhe 232 mostra në pritje për rezultat.