Gjilan

Ismajli: Punëtorët shëndetësorë nuk meritojnë një trajtim të tillë

Janë bërë gati tre muaj prej se punëtorët shëndetësorë të angazhuar me tenderin “Kosovamed” nuk kanë marrë pagat e tyre nga ana e komunës, ndonëse kanë kryer punën me shumë ndershmëri e përkushtim.
Pra, edhe mantelbardhët të cilët kujdesen për shëndetin e qytetarëve tanë, sot janë viktima të një qeverisjeje të papërgjegjshme që i ka lënë pa bukë, pa dinjitet dhe pa asnjë shpresë!
Pagat e tyre janë e drejtë elementare dhe vonimi i saj sjell pasoja të rënda për mirëqenien e familjeve të tyre. Mjaftë më me këto lojëra politike. Qytetarët dhe profesionistët nuk e meritojnë një trajtim të tillë. Ata që mbajnë mbi supe shëndetin e qytetarëve nuk guxojnë të keqtrajtohen deri në këtë pikë.
Arbër Ismajli

You Might Also Like