Isra Halimi, xhudiste e Klubit të Xhudos Gjilani është futur në mesin e sportistëve më të mira të komunës së Gjilani, epitet që ajo e mori me plot meritë falë rezultateve të saja nëpër turne e gara të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Isra Halimi, një punëtore e jashtëzakonshme, e atillë që nuk kursen mund e djersë, vetëm gjatë vitit 2025 ka fituar pesë medalje të arta, andaj ishte e pashmangshme që ajo të futet në mesin e sportisteve të dalluara, sukses të cilit nuk iu gëzua vetëm Isra, por edhe trajneri i saj Ibrahim Hasani dhe kryetari i klubit Esat Selimi.
Për Isra Halimin do të dëgjohet edhe më tepër në të ardhmen, andaj asaj i dëshirojmë suksese./kryelajmi.com/.






